Janeva, deri më 15 Mars vendimet për të gjitha lëndët

14.01.2016 15:27

Prokurorja Speciale Katica janeva zotohet për respektimin e afatit të paraparë me planin strategjik, për sjelljen e vendimeve për lëndët që janë në kopetencë të kësaj prokurorie....

“Siç është thënë në planin strategjik periudha në të cilën do të duhet t’i sjellim vendimet e prokurorisë publike ka filluar por nuk ka përfunduar, ajo zgjatë deri më 15 mars. Evidente është se sot e anuluam për më dy mars, pra të gjitha vendimet e prokurorisë për të gjitha lëndët do t’i keni deri më 15 mars” – tha prokuroja speciale, Katica Janeva.                                               

Këtë prononcim e Janeva e bëri pas paraqitjes në gjyq për rastin “Puç”, me çrast ajo kërkoi shtyerjen e seances gjyqësore për 2 mars me arsyetimin se kanë nevojë për më tepër kohë për t’i shqyrtuar matrialet, të cilat gjykata nuk i ka dorëzuar për shqyrtim në hapësirat e prokurorisë.

Kjo është një praktikë e re e gjykatës penale, tha Janeva duke theksuar se sipas Ligjit të ri për procedurë penale matrialet do të duhet ti ishin dorëzuar prokurorisë special, por pasi gjykata nuk e ka bërë këtë, ajo po e respekton gjykatën dhe do të shkojë atje për t’i shqyrtuar argumentet.

Në seancën e sotme në gjykatën themelore Shkup -1 ishte i pranishëm edhe i akuzuari i pare Zoran Verushevski dhe njëri nga të akuzuarit lideri i LSDM-së Zoran Zaev. Pas shtyerjes së seances Zaev tha se meqë bëhet fjalë për matrial voluminoz shtyerja është logjike.

“Materialet nga gjykata nuk janë dorëzuar deri te Prokuroria Speciale, prandaj ato janë të detyruar të vijnë vazhdimisht në gjykatë që ti shohin dëshmitë e rastit PUÇ, andaj është logjike se duhet kohë shtesë” – tha Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev.                                                                                     

Krahas Zaevit dhe Verushesvskit të akuzuar në këtë rast janë edhe bashkëshortja e këtij të fundit dhe dy të punësuar në komunën e strumicës, të cilët ngarkohen për përgjim të kundërligjshëm dhe presion ndaj funksionarëve të lartë shtetërorë. (Gyltene Sinani, TVM2)