Botë
Reforma në drejtësi ka shkaktuar një situatë të nxehtë politike
14.01.2016 15:28
Deklaratat e ditëve të fundit nëkuoptojnë një përcarje mes koalicionit qeverisë parti Socialiste-LSI, parti që kanë dalë me drafte të vecanta për ndryshimet në kushtetutë...

Me qëllim për të përmbyllur këto ndasi, Kryeministri Edi Rama është takuar për të tretën herë brenda 24 orëve me bashkëdrejtuesin në qeveri, Ilir Metën.
Po ashtu, edhe ambasadorja e Bashkimit Europian Romana Vlahutin po zhvillon takime intensive me atoritetet e larta të shtetit. Në një linjë me thirrjen e djeshme të kryeparlamentarit Ilir Meta i cili kërkoi dialog politik, edhe Vlahutin tha se celësi i suksesit të reformës për drejtësi varet nga dialogu dhe diskutimet, ndërsa sfidë mbetet zbatimi i reformës.
Nga ana tjetër, kryetari i partisë demokratike ka thirrur në zyrën e tij ekspertët e opozitës dhe anëtarët demokratë të këtij komisisioni. Në takimin me ore te mbyllura është diskutuar për qëndrimin e opozitës që do të mbajë në vijim.
Një ditë më parë ekspertëet e PD thanë se drafti i PS shmang rekomandimet e komisionit të venecias në 11 cështje, ndërsa përmes këtij drafti maxhoranca kap të pakëtn 8 institucione, në të cilat emërohen nga kuvendi 30 funksionarë të lartë të drejtësisë.
LULJETA NDOKA
