Maqedoni
70 OJQ leter komisonerit Han, kerkojnë shtyerjen e zgjedhjeve
14.01.2016 15:35
Shtyerje të zgjedhjeve të parakohëshme parlamentare deri në momentin kur të plotësohen kushtet për zgjedhje të lira dhe demokratike...

Kjo kërkesa e më shumë se 70 organizatata joqeveritare, që me anë të një letre I është drejtuar eurokomisionerit Johanes Han dhe pjesmarrësve tjerë në zgjidhjen e krizës politike në vend.
Ata një kërkesë të tillë e argumentojnë me vlersimin se partia në pushtet pengon zbatimin e marrëveshjes së Përzhinës.
“Ti prolongojnë zgjedhjet e parakohshme parlamentare deri në atë moment kur të zbatohen elmentet thelbësore nga Marrëveshja e Përzhinës dhe reformat prioritare që ju dedikohen zgjdhjeve.Qëllimi ynë i vetëm është që të mundësohen zgjedhje reale të drejta dhe demokratike në të cilat do të besojnë të gjithë qytetarët e vendit”, tha Fani Karanfilofska-Panovska.
“VMRO –DPMNE dhe BDI si parti në pushtet vazhdimisht e ngadalsojnë dhe pengojnë zbatimin e marrëveshjes së Përzhinës, dhe realizimin e reformave prioritare të konstatuara në raportin e PRIBES”, tha Urania Pirovska.
“KSHZ si institucion me përbërje dhe kompetenca të reja, akoma është e pambaruar dhe nuk funksionon me kapacitet të plot. Nuk është formuar as shërbimi juridik i KSHZ-së. E ajo që eshtë edhe më me rëndësi as procedura për pastirmin e listës zgjdhore nuk është dakorduar, ndërsa për zbatim as që diskutohet”, tha Bojan Mariq.
Poashtu në letër kërkohet që “Të gjitha partitë politike të përfshira në procesin e negociatave të sillen me përgjegjësi dhe në mënyrë demokratike dhe urgjentisht ti zbatojnë marrveshjet e arritura dhe të arritijn marrëveshje për çdo gjë që nuk është pranuar dhe është thelbësor për zgjedhje të drejtë dhe demokratike”.
SANIJE KASAMI
