Transparency International paralajmëron, monitoroim të mediave dhe shpenzimeve në fushatë
Shpenzimet e partive politike gjatë zgjedhjeve të vitit 2016, do të monitorohen me anë të një projekti të hartuar nga Transparency International dhe Qendra për Analiza Ekonomike...

Për dallim nga vitet tjera kur Transparency Internacional ndjekte vetëm përfaqsimin mediatik të partive politike, këtë radhë monitorimi do të ketë 2 linja të ndjekjes, njëra do të ndjek përfaqsimin mediatik dhe shpenzime e partive politike, ndërsa tjetra do të ndjek shpenzimin nga buxheti i qeverisjes dhe pushteti lokal.
“Monitorimi ynë do të jetë shumë intenziv në këtë periudhë, që me ndihmën e dy metodologjive të marrim sa më shumë informacione për atë se çka në të vërtetë ndodh në finansimin e kampanjave zgjedhore. Sepse nga përvoja jonë kemi parë që raportet e partive politike janë gjithmonë ne perpuethshmëri me ligjin, se kanë shpenzuar aq sa ka qenë e paraparë, por ndjekjet tona tregojnë se ata kanë shpenzuar më shumë se sa duhet me ligj dhe se shpesh herë ata financohen nga burime të panjohura, apo donacione të cilat nuk tregohen” - tha Slagjana Taseva, Drejtoreshë e Transparency International për Maqedoni.
Transparency International do të ndjek fushatën në mediumet elektronike, radiot, mediat e shkruara, portalet, reklamimimin në bilborde, tubimet e partive politike si dhe materialet propagandues të partive politike. (Gazmend Rexhepi, TVM2)
