Maqedoni

Kodra e diellit, filloi sezoni i skimit

14.01.2016 15:49

Edhe pse sivjet me vones kanë arritur rreshjet e borës në Maqedoni, si rëndom borës më së shumti i janë gëzuar sportëdashësit e skijmit...

Në Kodrën e Diellit sot filloi sezoni i skimit, me çrast të gjith skiliftët të enjten dhe të premten jan pa pages në shërbim të vizitorve.
 
Sot edhe zyrtarisht ka filluar sezoni i skijimit në Kodrën e Dielli, disa qytetar të anketuar theksuan se kushtet që ofron Kodra e Diellit janë në mënyrë më të mirë ndërkohë edhe organet komptente për regullimin e pistave të skijimit bëjnë punën e tyre dhe janë ne funksion të detyrës.
 
Banorët dhe pushuesit në Kodrën e Diellit thonë se kushtet që ofron kjo qendër turistike janë shum atraktive. 
 
“Por kjo mrekulli është e mirëseardhur për të gjith sidomos dielli ajri I pastër”...
 
“Shum mirë është sivjet koha është e mirë bor ka.Kemi Mysar edhe nga jasht nga Shqipëria nga Kosova etj”...
 
“Pak me vonesë po përsëri mir kur ka filluar, koha është e mirë sot. Plotëson kushte shumë më të mira por duhet investim“...
 
“Sot është edhe fillimi I kanë leshuar edhe teleferikat kanë ardhë  edhe vizitorë”, thanë qytetarët e anketuar. 
 
Edhe menaxherët e hoteleve thonë se janë të përgatitur për këtë sezon, duke theksuar se çmimet e shërbimeve nuk janë të larta.
 
“Ne jemi gati presëm mysafirët. Kemi pasur mysafir por tash prsëm edhe më shumë për shkak të borës se kemi edhe borë. Çmimet I kemi të njejta si vitin e kaluar kërkesat janë ma të mëdha se vitin e kaluar kemi nga Shqipëria nga Kosova edhe nga Gjermania”, tha Hashim Hasani, menaxheri i hotelit.
 
Kodra e Diellit si qendër turistike dhe shumë e frekuentuar në sitinë e Dimrit ka kapacitet hotelerik rreth 500 dhoma gjuma,dhe cmimet për një natë fillojn nga 1300 denarë për person e më lartë.
 
VISAR SADIKI