OEMVP, decentralizimi fiskal rritë kompetencat e komunave
14.01.2016 16:14
Decentralizimi fiskal është një nevojë themelore që duhet bërë pasi që do të rritë kompetencat e komunave...

Decentralizimi fiskal është një nevojë themelore që duhet bërë pasi që do të rritë kompetencat e komunave, dhe në këtë mënyrë do të kontriboj që edhe bizneset të kenë një përparësi dhe liri më të madhe të komunikimit dhe dhe realizimit të bizneseve të tyre.
Kjo u kërkua nga krysetari I OEMVP-së gjetë takimit me ministrin e vetqeverisjes lokale Lirim Shabani.
“Insistimi I Odës ishte në drejtim që të punohet dhe të insitohet më tepër që të ketë një decentralizim më të thuktë fiskal nëpër komuna që edhe në segmented tjera përveç decentralizimit fiskal të punohet dhe të rritet niveli I decentralizimit që kryetarët e komunave të kenë sa më shumë autorizime dhe sa më shumë mjete financiare që indirect mund tu ndihmohet edhe bizneseve të cilat janë të zhvilluara në nivel lokal”, tha Lirim Shabani, ministër i vetqeverisjes lokale.
Gjithashtu në takim është diskutuar edhe hapja e biznes qendrave nëpër rajonet e Maqedonisë, përmes së cilavsve do të informohen të gjitha kompanitë që duan të investojnë, në ndonjë rajon të caktuar.
“Këto biznes qendra do të jenë qendra ku të gjithë kompanitë apo invenstitorët e mbrendshëm dhe të huaj do të vinë dhe do të konsultohen dhe të marrin informacione të sakta për çdo rajon, për resurset, për mundësitë dhe për të pare sa ka ai rajon mundësi për të bërë biznes apo për të zhvilluar ndonjë aktivitet”, tha Nebi Hoxha, kryetar i OEMVP-së.
Realizimi I projekteve të përbashkëta, si brendimi i produkteve, mundësia e zhvillimit rajonal, avancimi I kompanive për të siguruar perspective më të mirë për rininë ishin poashtu temë diskutimi të ministrit Shabani dhe kryetarit Hoxha. (Ersan Pajaziti, TVM2)
