Botë

Spasovski njoftoi për skandal të ri në MPB, 70.000 formularë për leje të vozitjes duplikatë

14.01.2016 17:18

Pas skandalit me fabrikën e letërnjoftimeve, Ministri për Punë të Brendshme, Oliver Spasovski ka zbuluar një skandal të ri në MPB...

Sipas tij gjatë hetimeve kunër keqpërdorimit të dokumentave personale është është vërrtetuar se në një depo të MPB-së janë gjetur 70 mijë formularë me numër duplikat serik të lejeve për vozitje e të cilat nuk kanë qenë të evidentuara në regjistër.
 
“Janë gjetur 70 mijë formularë të lejeve për vozitje të cilat janë regjistruar në MPB me 26 nëntorë të vitit 2015. Bëhet fjalë për dokumentet e njëjta me numra serik të njëjtë. Kemi pranim nga të punësuar se nëpunësi i MPB-së i angazhuar në këtë fushë  ka qenë i njoftuar se në depo kanë arritur duplikat leje për vozitje por nuk ka reaguar deri në kërkesën për regjistrim në depo”, tha Oliver Spasovski, ministër i punëve të brendshme.
 
Ministri tha se një udhëheqës i lartë është i përfshirë në skandal. Sipas tij, me këto formularë mund të jetë planifikuar shitja e lejeve për vozitje. Spasovski njoftoi se do të formojë Komision që të njëjtat dokumente t’i asgjësojë.
 
NAIM SINANI