Maqedoni

Anketë e Pavel Shatev, 73.7% e qytetarëve kundër shtyerjes së zgjedhjeve

14.01.2016 18:20

Por të kundërtën e asaj që e kërkojnë organizatat joqeveritare e paraqet një anketë e Institutit Pavel Shatev...

Sipas këssaj ankete shumica e qytetarëve apo 73.7 për qind mendojnë se nuk duhet të shtyhen zgjedhjet e parakohshme të planifikuara për 24 prill të vitit 2016, ndërsa  pro shtyerjes së zgjedhjet janë prononcuar 15 për qind e të anketuarve, derisa 11,3 për qind nuk kanë dhënë asnjë qëndrim.
 
Në hulumtim të anketuarit i janë përgjigjur edhe pyetjes nëse LSDM-ja apo VMRO¬D-PMNE-ja është më e angazhuar për përmbushjen e Marrëveshjes së Përzhinos dhe për mbajtjen e zgjedhjeve në prill, ku 55.7% konsiderojnë se ajo është VMRODPMNE, ndërsa 24 përqind janë prononcuar për LSDM-në.
 
Shumica e qytetarëve apo 58.3 për qind besojnë se VMRO-DPMNE më shumë mund t'i besohet se do t'i përmbush premtimet e fushatës, ndërsa 21 për qind kanë besim në LSDM. Anketa telefonike e InstitutiT "Pavel Shatev"  është kryer nga 10 deri në 13 janar me 1.025 të anketuar.