Maqedoni

Gruevski: Nesër dorëzoj dorëheqjen në kuvend

14.01.2016 20:33

Krymeinistri Nikolla Gruevski ka dhënë dorëheqje nga posti i kryeminsitrit, duke theksuar se dorëheqjet për të respektuar marrveshjen e Përzhinos...

Krymeinistri Nikolla Gruevski ka dhënë dorëheqje nga posti i kryeminsitrit, duke theksuar se dorëheqjet për të respektuar marrveshjen e Përzhinos, e cila parasheh dorëheqjen e kryeminsitrit 100 dit para zgjedhjeve të parakohëshme të 24 prillit.
 
Dorëheqjen e tijë mëngjesin e nesër Gruevski do ta dërëzojë deri te kryetari i Kuvendit.
                                                                                                                       
“Marrveshja parasheh poashtu largimin e përkohshëm të kryeminsitrit, 100 dit para zgjedhjeve. Po afrohen 100 ditët para 24 prillit, dita për kur jemi marr vesh të mbahen zgjehdje dhe kjo ka hyrë në ligj. Un rri edhe pas asaj pjese të marrveshjes.Dëshiroj që përfundimisht të lehet pas nesh tër paqartësia, të gjitha problemet, konfliktualiteti dhe dëshiroj vendi ynë të ec përpara dhe të vazhdoj fuqishëm të zhvillohet. Nesër në mëngjes deri te kryetari I kuvendit të RM-së, do ta dërgoj letrën time me dorëheqjen në postin e kryetarit të qeverisë, e cila do të jetë efektive 100 dit para dates zyrtare të zgjedhjeve”, tha Nikolla Gruevski. 
 
Ai paraprakisht theksoi se vendi një kohë të gjatë është përfshirë në krizë politike, prandaj verën e kaluar katër partite më të mëdha politike sëbashku me lehtësuesit e bashkësisë ndërkombëtare, arritën marrveshje për tejkalimin e krizës, prandaj është e rëndësishme të lehen problemet pas nesh, që populli dhe shteti të vazhdojnë përpara.
 
Ne bëm shum kompromise, tha Gruevski duke theksuar se me marrveshjen e arritur LSDM fitoi dy ministra, dhe tre zëvendësministra plotësues. U zgjodh prokurori special, me kushte të plota që të punojë pa pengesë.
 
U zgjodh përbërja e KSHZ-së, ku opozita ka dominimin e sajë edhe sekretarin edhe kryetarin nga rradhët e saja. Kodi zgjedhor u ndryshua në përputhje me kërkesat e opozitës dhe me ndërmjetësim të bashkësisë ndërkombëtare. Obligimi ynë u plotësua në tërsi.
 
Zgjedhjet duhet të shpallen më 24 prill, dhe tani është koha të plotësohet ky obligim, tha Gruevski, sipas të cilit LSDM dëshiron të hedh hije mbi këtë pjesë të marrveshjes.  
                       
“Për fat të keq deklaratat e paradokohëshme të LSDM-së hedhin hije mbi këtë pjesë të marrveshjes.Kjo është kurth i qartë që të mbahet vendi ynë peng, të mbahet në krizë, konfliktualite, dhe të kontestohet e drejta e popullit që ti zgjedh njerzit që mendon se duhet ta udhëheqin vendin. Unë jam kundër këtij frenimi dhe kundër kësaj mbajtje peng të vendit tonë”, shtoi Gruevski. 
 
Sipas Gruevskit kjo dorëheqje dëshmon fuqin në bijndjen dhe besimin tone në demokracinë. Vetëm e qytertarëve është e drejta të zgjedh se kush do ta udhëheq këtë shtet tha Gruevski duke besuar në fitoren e sërishme të parties së tij në zgjedhjet e ardhëshme.
 
NAIM SINANI