Maqedoni

Emil Dimitriev, zëvëndëson Gruevskin në qeverinë kalimtare

14.01.2016 21:41

Komiteti qendror i VMRO-DPMNE ka votuar njëzëri që Emil Dimitriev të jetë kryeministri i ri i Qeverisë së RM i cili do të vijë në vend të Gruevskit gjatë periudhës kalimtare...

“Sollëm tre vendime, I pari: Komiteti qëndror I VMRO-DOMNE-së I jep mbështetjen e plotë kryetarit të partisë Nikolla Gruevski në hapat që do të marrë për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohëshme të 24 prillit. KOmiteti qëndror solli vendim të njëzëshëm që kandidat për kryeministër pas zgjehdjeve të parakohëshme, të jetë NIkolla Gruevski ndërsa kandidat për kryeminstër të qeverisë që do të realizojë zgjehdjete  parakohëshme, të jetë sekretari I përgjithshëm I partisë Emil Dimitriev, theksoi sonte Ilia Dimovski nga VMRO-DPMNE 
 
Sekretari i përgjithshëm i VMRO-DPMNE, Emil Dimitriev ka diplomuar në  Fakultetin filozofik në Shkup në Institutin për sociologji, ku edhe ka mbaruar studimet postdiplomike për sociologji.
 
Në vitin 2011 është zgjedhur deputet në Kuvendin e Maqedonisë, ndërsa në të njëjtin vit është propozuar si zv/ministër i mbrojtjes, funksion të cilin e ka pasur prej vitit 2008.