Eurokomisari Han në Shkup në takime me liderët partiakë
Eurokomisari për negociata për zgjerim Johanes Han sot në Shkup do të takohet me liderët e partive politike, nënshkruese të marrëveshjes së qershorit-korrikut vitin e kaluar dhe do të përkujtojë në përgjegjësinë që ata e kanë për zbatimin e kësaj marrëveshje, duke përfshirë edhe nevojën për sigurimin e kushteve për zgjedhje të besueshme, në pajtim me afatet veçmë të harmonizuara...

Han, qëndron në kumtesë, do të përkujtojë në rëndësinë e zbatimit të prioriteteve urgjente reformuese që Komisioni i dha për Maqedoninë, në të cilën liderët politik të Maqedonisë, gjithashtu obligohen.
"Komisari Han do ta përsëris përgjegjësin e tyre për zbatimin e marrëveshjes së tyre, përfshirë edhe nevojën që të sigurojnë kushte për zgjedhje të besueshme në pajtim me afatet që ata i harmonizuan", thuhet në kumtesën e Eurokomisionit.
"Dita e sotme, 15-të janari është afati kyç i marrëveshjes politike, implementimi i së cilës është i rëndësishëm për Qeverinë dhe për qytetarët vendit. Pres që elementet tjera nga marrëveshja politike të jenë zgjidhje para apo gjatë vizitës time, duke u mundësuar autoriteteve zgjedhore të organizojnë zgjedhje të besueshme sipas kornizës së dakorduar kohore", qëndron në deklaratën e Hanit me shkrim, të publikuar dje.
Ardhja e komisarit Han përputhet me afatin për plotësimin e obligimit nga marrëveshja për zgjedhje të Qeverisë teknike me kryeministër të përkohshëm, detyra e të cilit do të jetë zbatimi i zgjedhjeve të caktuara për më 24 prill këtë vit.
Pritet ai sot në Shkup të ketë takim me liderin e VMRO-DPMNE-së Nikolla Gruevski, me lideri e BDI-së Ali Ahmeti, PDSH-së Menduh Thaçi dhe të LSDM-së, Zoran Zaev. Në takimet në format të tillë që mbaheshin paraprakisht morën pjesë edhe euroambasadori Aivo Orav dhe ambasadori i SHBA-së, Xhes Bejli.
Dje, megjithatë, në Klubin e deputetëve vazhduan bisedimet e ndërmjetësuesit Piter Vanhaute me përfaqësuesit e partive politike lidhur me çështjet lidhur me mediat, si dhe për Rregulloren për metodologjinë për udhëheqjen dhe azhurnimin e Listës zgjedhore dhe Rregullores për metodologji për qasje të tërësishme, kryerjen e ndryshimeve dhe fshirjen e të dhënave në Listën Zgjedhore, si dhe procedurën për zbatimin e kontrolleve në terren për shkak të azhurnimit të tyre. Vanhaute deklaroi se negociatat do të mbahen derisa nuk arrihet marrëveshje për këto tema.
Paraprakisht gjatë javës, përfaqësuesit e Parlamentit evropian, Ivo Vajgëll, Riçard Hovit dhe Eduard Kukan u interesuan për aktivitetet e ndërmarra nga KSHZ-ja dhe sfidat me të cilat përballet Komisioni.
Ata, nga ana e Komisionit shtetëror zgjedhor janë informuar se edhe përveç vonesës së madhe në formimin e tij, për një periudhë prej dy javësh janë realizuar dy prioritete kyçe: zgjedhja e sekretarit të përgjithshëm dhe konfirmimi i dy rregulloreve për kontroll të listës zgjedhore. Me marrjen e këtyre aktiviteteve, Komisioni shtetëror zgjedhor krijoi parashtresa për fillimin e riekipimit kuadrovik dhe azhurnimit të Listës zgjedhore.
Eurodeputetët, siç u kumtua, janë njoftuar edhe se procesi i riekipimit kuadrovik dhe fillimi i udhëheqjes dhe azhurnimi i Listës zgjedhore është kushtëzuar nga harmonizimi i partive politike dhe tejkalimi i sfidave institucionale dhe normative.
Vajgël, Hovit dhe Kukan u takuan edhe me liderët e BDI-së Ali Ahmeti, PDSH-së Menduh Thaçi dhe LSDM-së Zoran Zaev. Biseduan edhe me përfaqësues të lartë të VMRO-DPMNE-së. (mia.mk)
