Uikipedia feston 15 vjet nga ekzistimi
Me organizimin e ahengut global me ngjarje në gjashtë kontinente prej sot festohet 15-vjetori nga puna e Uikipedisë, enciklopedisë së lirë botërore, që mundet secili ta redaktojë...

Në Maqedoni, në organizim të uiki bashkësisë së Maqedonisë dhe shoqatës për shumimin e përmbajtjeve të lira "Dituri e ndarë" - dega e Maqedonisë e Uikipedisë, sot do të ketë prezantim dhe festim të ditëlindjes me video dhe fjalime, panel diskutim, prezantim i organizatës së mysafirëve dhe prezantim i Diturisë së ndarë, të ndjekur me aheng, muzikë dhe pije. Të shtunën, megjithatë, do të prezantohet film dokumentar për hyrje në Uikipedi, stërvitje redaktuese dhe aktivizëm, për licenca të lira dhe të drejta autoriale dhe për Uikipedinë si lëvizje globale.
Uikipedia u lëshua në përdorim më 15 janar të vitit 2001. Prej atëherë shfrytëzohet prej qindra milionë lexuesve në qindra gjuhë mbarë botën. E redaktojnë vullnetarë nga tërë bota dhe çdo muaj ka nga 80.000 redaktues vullnetarë. Uikipedia i shërben secilit në botë, në të gjitha moshat dhe të gjitha profesionet dhe e përdorin 28 për qind nga të gjithë banorët në botë. (mia.mk)
