Fillon aplikimi për "Bli shtëpi për të rinj"
Prej sot qytetarët mund të aplikojnë për projektin "Bli shtëpi për të rinj". Kuvendi dje i miratoi ndryshimet e Ligjit për kredi të subvencionuara banesore, me të cilat u krijuan kushtet për zbatimin e këtij projekti...

"Bli shtëpi për të rinj" është destinuar për njerëzit e rinj deri në moshën 35 vjeçare të cilët nuk kanë shtëpi personale dhe paraqet përmirësim të kushteve nga projekti "Bli shtëpi, bli banesë", përkatësisht mundëson personat e rinj të marrin vlerë më të lartë të subvencioneve dhe më gjatë të subvencionohen derisa përmes projektit marrin kredi për blerje, ndërtim, mbindërtim ose ndërtim të shtëpisë.
Aplikimet qytetarët e interesuar mund t'i dorëzojnë në njërën nga tetë bankat të cilat marrin pjesë në projekt - NLB, Tutunska banka, Stopanska banka, Stopanska banka Manastir, Shparkase, Banka e Ohrit, TTK Alfa dhe Prokredit banka. (mia.mk)
