Ekspozitë për shkatërrimin dhe ripërtëritjen e Varshavës

15.01.2016 10:04

Muzeu i Qytetit të Shkupit në bashkëpunim me Ambasadën e Polonisë në Maqedoni sonte do ta hap ekspozitën "Feniks prej hiri. Shkatërrimi dhe ripërtëritja e Varshavës 1939-1955"...

Ekspozita përmban 36 pano në të cilat përmes fotografive dokumentare dhe tekstit është prezentuar historia e qytetit të Varshavës në disa periudha: Periudha e paraluftës (deri në vitin 1939), Periudha e luftës (1940-1945), Periudha e Byrosë për ripërtëritjen e Varshavës dhe Periudha socialiste (Varshavës së pas luftës deri në vitin 1955), ndërsa përfundon me panoramën e Varshavës sot.

Ekspozita është pjesë e arkivit të Byrosë për ripërtëritjen e qytetit të Varshavës dhe është futur në listën prestigjioze ndërkombëtare "Memorja e botës".

Ekspozitën do ta hap drejtori i Muzeut të Qytetit të Shkupit, Luben Tevdovski, ndërsa janë paralajmëruar fjalime të kryetarit të Qytetit të Shkupit, Koce Trajanovski, ambasadorit të Polonisë në Maqedoni, Jacel Multanovski dhe të zëvendësdrejtoreshës së Byrosë për kulturë të Qytetit të Varshavës, Magozhata Niamska. (mia.mk)