Walkerit i ndërtohet shtatore në Reçak

15.01.2016 11:16

Me qindra qytetarë nga e mbarë Kosova po e vizitojnë kompleksin Memorial në Reçak të Shtimes në përvjetorin e 17-të të masakrës së forcave serbe ndaj civilëve shqiptarë në këtë fshat...

Në mesin e vizitorëve në këtë kompleks, është edhe kryekuvendari, Kadri Veseli, kreu i AAK-së Ramush Haradinaj, Haki Demolli, ministër i FSK-së.

Për pak çaste pritet arritja e presidentes Atifete Jahjaga, kryekuvendari  Kadri Veseli si dhe kryeministrit Isa Mustafa.

Në Reçak ndodhet edhe ish shefi i misionit vëzhgues të OSBE-së, Willaim Walker i cili do të jetë i pranishëm në ceremoninë e vënies së gurthemelit të shtatores së tij që do të mbahet sot, njofton Klan Kosova.