LSDM mirëpriti dorëheqjen e Gruevskit
Dorëheqja e krymeinsitrit Nikolla Gruevski është mirëpritur nga LSM-ja opozitare...

Dorëheqja e krymeinsitrit Nikolla Gruevski është mirëpritur nga LSM-ja opozitare, lideri i së cilës Zoran Zaev ka vlerësuar se ajo është pranim se nuk janë respektuar marrëveshjet kyçe.
“Deklarata e Gruevskit është pranim direkt se për shkak të atij dhe partisë së tij nuk janë zbatuar çështjet kryesore të Marrëveshjes së Përzhinos dhe se ai është arsyeja e krizës politike në Maqedoni. Qëllimi i Marrveshjes së Përzhinmos është i qartë proces parazgjedhorë dhe zgjedhorë dhe ajo patjetër të realizohet. Njeriu i cili ka vendosur për jetë a vdekje, vendoste për atë se kush mundet i lirë të jetojë në Maqedoni e kush jo, njeriu që së bashku me familjen e tij, uzurpuan gjithçka për pasurimin personal e ka të qartë se asaj sot i erdhi fundi. Nikolla, ti nuk je Maqedonia. Ky nuk është fundi, ky është fillimi i fundit të një pushteti criminal të korruptuar familjar dhe jodemokratik. Ju bëj thirrje të gjithë qytetarëve që bashkërisht ta kthejmë demokracinë, lirinë dhe vlerat evropiane të vendit”, tha Zaev i cili ftoi të gjithë qytetarët që bashkërisht të ngrisin Maqedoninë, me Qeverinë e LSDM-së.
