Republikanët qortojnë Shtëpinë e Bardhë për “dobësi” ndaj Iranit

15.01.2016 11:31

Udhëheqësit republikanë në Shtetet e Bashkuara e kanë qortuar Shtëpinë e Bardhë për atë që e shohin si “dobësi” në trajtimin e qështjes së Iranit...

Kritikat vijnë pak ditë para se Teherani pret që Shtetet e Bashkuara t’ia lehtësojnë sanksionet ekonomike.

Gjatë një debati të mbajtur të enjten, republikanët kanë parashtruar pyetje se pse presidenti Barak Obama, gjatë fjalimit të tij vjetor, nuk e ka përmendur arrestimin e dhjetë ushtarëve amerikanë nga autoritetet iraniane në ujërat territoriale të Iranit. Ata kanë thënë se Obama nuk i ka përmendur të arrestuarit derisa sipas republikanëve, televizioni iranian i ka paraqitur të ndaluarit në cilësinë e të zënëve robër. (REL)