Gruevski i dorëzoi Kuvendit dorëheqjen

15.01.2016 12:50

Kryeministri Nikolla Gruevski dorëzoi dorëheqjen e kushtëzuar në Kuvendin republikan konform marrëveshjes së politike të Përzhinës dhe Ligjit për qeveri...

Seanca kuvendore kur do të miratohet dorëheqja e kryeministrit do varret nga rezultati i bisedimeve të katër liderëve politik me ndërmjetësimin e bashkësisë ndërkombëtare.
 
Kryetari i Kuvendit, Trajko Veljanovski përmes një kumtese me shkrim njoftoi se ka pranuar dorëheqjen e kryeministrit dhe se do të veprojë në bazë të kushtetutës dhe ligjeve.  
 
“Sot m’u dorëzua dorëheqja e kryetarit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Nikolla Gruevski. Kështu që si kryetar i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë do të veproj në pajtim me të drejtat dhe obligimet kushtetuese, ligjore dhe të regullores. Njëkohësisht, duke patur parasysh obligimet e ndërmara politike të liderëve të partive më të mëdha politike në RM, konformë Marrëveshjes së dy qershorit të vitit 2015 dhe protokollit të 15 korrikut të vitit 2015, si kryetar i Kuvendit të RM-së do të ndjek rezultatin e bisedimeve të sotme me ndërmjetësim të bashkësisë ndërkombëtare.” – thuhet në kumtesën e  Kabinetit të kryetarit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Trajko Veljanovski.
 
Veljanovski shpreh besimin se liderët politik do ia dalin t’i tejkalojnë sfidat e ndërsjella, në funksion të zhvillimit të mëtejshëm demokratik të Republikës së Maqedonisë. 
 
Sipas Marrëveshjes së Përzhinës, qeveria kalimtare duhej të formohet më së voni deri më sot, me qëllim që të mund të respektohet data për mbajtjen e zgjedhjeve, që është caktuar për më 24 prill.
 
VMRO veç më ka nominuar edhe kandidatin për kryeministër të qeverisë kalimtare. 
 
Një ditë më parë, Komiteti qëndror i kësaj partie vendosi që kryeministër në qeverinë kalimtare të jetë sekretari i përgjithshëm i partisë, Emil Dimitriev. (Shpëtim Nuredini, TVM2)