Filluan takimet e liderëve partiak me eurokomisarin Han
Mendoj se sot do të kemi ditë të mirë, deklaroi eurokomisari për negociata për zgjerim Johanes Han sot para fillimit të takimit me katër liderët e partive politike nënshkruese të marrëveshjes nga qershori/korriku i vitit 2015....

Takimi mbahet në rezidencën e Bashkimit Evropian, si edhe takimet paraprake.
Nga Komisioni Evropian në Shkup paralajmëruan se euroambasadori Han fillimisht do të realizojë takime të ndara me liderët e VMRO-DPMNE-së, LSDM-së, BDI-së dhe PDSH-së, ndërsa gjatë ditës edhe takim të përbashkët.
I pari te Han sot arriti lideri i LSDM-së Zoran Zaev së bashku me Radmilla Shekerinskën dhe Oliver Spasovskin, ministër i Punëve të Brendshme në qeverinë aktuale, më vonë në takime të ndara te Han do të arrijë edhe lideri i VMRO-DPMNE-së Nikolla Gruevski, Ali Ahmeti nga BDI-ja dhe Menduh Thaçi nga PDSH. Pas këtyre takimeve siç u paralajmërua, duhet të mbahet takim i përbashkët i Hanit me katër liderët në të cilën pritet të marrin pjesë edhe euroambasadori Aivo Orav dhe ambasadori i SHBA-së Xhejs Bejli.
Pritet sot të arrihet marrëveshje përfundimtare lidhur me disa çështje të hapura lidhur me marrëveshjen nga Përzhino, siç janë mediat dhe pastrimi i Listët zgjedhore, por gjithashtu pritet deri në fund të ditës të bëhet e ditur nëse zgjedhjet e parakohshme parlamentare do të mbahen në afatin që u dakordua - 24 prill të vitit 2016 apo, megjithatë, ata do të prolongohen siç kërkon opozita.
Para rezidencës së BE-së në Shkup, ka një numër të madh të ekipeve të gazetarëve, të cilët e presin rezultatin nga këto takime. (mia.mk)
