et “Oscar” nominohet filmi “Shok” nga Kosova
15.01.2016 13:02
Një film nga Kosova ëshë nominuar për herë të parë për cmimin Oskar. Bëhet fjalë për filmin me metrazh të shkurtër, Shok...

Janë tri histori të vërteta, rrëqethëse dhe që vijnë nga gjenocidi serb që ndodhi në Kosovë në vitet 1998 -1999.
Madje, njëra i përket njërit prej aktorëve në film, i cili çuditshëm vjen si agresori i vetë historisë që atij i ka ndodhur vite më parë.
Gjegjësisht, ai vihet kinematografisht kundër vetë përjetimit të tij. Tri histori e kanë detyruar regjisorin anglez Jamie Donoghue që të xhirojë filmin e tij në Kosovë.
“Shok” është nominuar krahas filmave “Ave Maria”, “Day One”, “Stuterer” dhe “Everything uill be okay”.
Filmi është koproduksion mes Kosovës dhe Anglisë, me producent Eshref Durmishin dhe Harvey Ascott, mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës.
