Komunikacioni pa ndalesa, borë në qafat malore

15.01.2016 13:08

Komunikacioni në të gjitha rrugët në vend po zhvillohet pa ndalesa nëpër rrugë të lagështa....

Lidhja Automote e Maqedonisë njoftoi se në Strazhë, Mavrovë, Pavleshnic, Smojmirovë, Gjavato, Bukovë dhe Krushevë ka reshje të dobëta të borës.

Në aksin rrugor Veles - Gjevgjeli te udhëkryqi në Smokvicë sot prej orës 8 deri në orën 14 do të ketë incizim gjeodezik nga GEING me ç'rast është vendosur sinjalizim përkatës i komunikacionit.

Intensiteti i komunikacionit në drejtimet rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar.Në vendkalimet kufitare nuk ka qëndrime më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi. (mia.mk)