Jepen për 13,2 për qind më shumë miratime për ndërtim

15.01.2016 13:50

Në nëntor të vitit të kaluar janë dhënë 318 leje për ndërtim, që paraqet për 13,2 për qind më shumë në krahasim me muajin nëntor të vitit 2014, publikoi Enti shtetëror për statistikë...

Sipas miratimeve të dhëna për ndërtim, vlera e paraparë e objekteve është 5.981.924 mijë denarë, që është për 66,1 për qind më shumë në krahasim me këtë muaj të vitit paraprak.

Nga numri i përgjithshëm i miratimeve për ndërtim, 201 apo 63,2 për qind janë dedikuar për objekte me ndërtim të lartë, 36 apo 11,3 për qind për objekte me ndërtim të ulët dhe 81 apo 25,5 për qind për objekte për rikonstruim.

Nga gjithsej 318 objekte, 221 apo 69,5 për qind si investitorë paraqiten persona fizik, ndërsa të 97 apo 30,5 për qind objekteve investitorë janë subjekte afariste.

Në periudhën raportuese është paraparë ndërtimi i 539 banesave me sipërfaqe të përgjithshme prej 43.785 metra katrorë. (mia.mk)