“Flaka e Janarit 2016”, përkujtohen vëllezërit Gërvalla dhe Kadri Zeka
Gostivari përkujton të shtunën jetën dhe veprën e vëllezërve Jusuf dhe Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zekës, me një akademi solemne, të 11 me radhë...

Bashkimi i celulave organizative të mërgatës shqiptare në një zë të vetëm dhe sensibilizimi i opinionit ndërkombëtar për çështjen shqiptare në Jugosllavi ishin në qendër të veprimit të tre figurave të shquara, dhe u bënë frymëzim për të gjitha gjeneratat e ardhshme.
“Në rrjedhën historike të popullit tonë, të sulmuar pa fund nga të gjitha anët, në themel të gjithckaje qëndron pikërisht ky heroizëm i pashoq, që mbështetet në vetëdijen se jemi një popull liridashës, që kërkojmë fqinjësi të mirë por edhe respekt reciprok” – tha Bardhyl Llagami, babai i dëshmorit Skerdilajd Llagami.
“Veprimtaria e tyre është e gjërë. Por ne kemi një dhimbje të ndërprerë , ata janë aorta e zemrtës shqiptare. Aorta shqiptare mungon sot edhe në Kosovë, edhe në Preshevë, Maqedoni e Shqipëri, edhe në të gjitha viset ku jetojnë shiqptarët dhe popujt liridashës” – u shpreh kryetari i SHVL –UÇK-së, Fazli Veliu.
“I bashkangjitemi këshillit organizativ të Kërcovës me homazhe pranë figurave emblematike Kadri Zekës, Jusuf e Bardhosh Gërvallës, për të vazhduar atyu ku pushojnë eshtrat e Beqir Limanit dhe Ruzhdi Veliut, e në mbrëmje bashkë në akademinë qëndrore që do të mbahet në Gostivar” – deklaroi Luan Veliu, nga këshilli organizativ i akademisë “Flaka e Janarit”.
Pas rënies së 3 dëshmorëve, filloi një lëvizje e re që transmetonte idenë e tyre. Lëvizja Popullore e Kosovës ishte krijuese e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ishte organizatorja e luftës në Kosovë dhe më pas edhe e luftës në Maqedoni. (Amir Duraku, TVM2)
