Maqedoni
Berlin , “Dhurata” për Merkelin, deputeti i bavarisë i çon autobusin me refugjatë
15.01.2016 14:56
Kryetari i distriktit të Bavarisë, Peter Dreier, i ka nisur kancelares gjermane Angela Merkel, një autobus me 30 refugjatë në Berlin...

Politikani ka mbajtur në këtë mënyrë një premtim të dhënë gjatë muajit tetor të vitit të shkuar.
Gjatë një bisede telefonike, me Angela Merkel, ai i kishte komunikuar kancelares se do t’i dërgonte azil-kërkuesit përpara zyrës së saj, në rast se nuk do të kishte më mundësi që t’i strehonte në distriktin e tij.
Sipas raportimeve mediatike, Dreier kishte humbur edhe qetësinë gjatë bashkëbisedimit, duke folur me një ton të lartë zëri.
Nga ana tjetër, Merkel i’u përgjigj në një mënyrë më të qetë.
“Edhe nëse i kthej emigrantët në Greqi, ata do të vinë sërisht tek ty”, ishin fjalët e saj.
Megjithatë, ende nuk dihet sesi do të veprojë qeveria gjermane. Vetëm emigrantët nuk e kanë ditur se ku po I dërgojnë
“Na detyruan t’u themi që duhet të shpërngulen, që komuniteti nuk I do më dhe ata do të mbeten pa kulm mbi kokë”, tha Johana Babl Ueiss.
“Tua kthesh shpinën njerëzve në nevojë, është një gjest antihuman. Ata kërkojnë ndihmë dhe ne I lëmë në rrugë”, tha Katarina Barley, sekretare gjenerale SPD.
“Ne mendojmë se po na përdorin si një lojë ping pongu ku ne jemi topi”, tha Ahmet Syeaduahbe, refugjat nga Siria.
Një pjesë e polikanëve dhe e qytetarëve vendas, kanë nisur t’a kundërshtojnë ashpër strehimin e emigrantëve, ndikuar edhe nga ngjarjet e regjistruara në Këln, gjatë mbrëmjes së ndërrimit të viteve.
Aktualisht në Gjermani ndodhen më shumë se 1.1 milionë azilkërkues.
BELINDA KOKA-ADEMI
