Maqedoni

Orman rritet siguria e armatimit të MPB-së

15.01.2016 17:18

Armatimi dhe municioni i Ministrisë së Brendëshme të Maqedonisë , do të ruhet në kushte më adekuate dhe më të sigurta...

Kjo mundësohet me mbindërtimin e magazinës kryesore në Orman.
 
“Ministria e Punëve të Brendëshme e ndjek trendin e ruajtjes së armatimit të vogël dhe të lehtë, trajtimin e sajë dhe transportin në mënyrë të lartë profesionale”, thonë nga MPB. 
 
Mbindërtimi kap shumën prej 200 e 70 mijë euro dhe u financua nga Bashkimi Europian, ndërsa u realizua nga programi për zhvillim i OKB-së, si proekt afatgjatë rajonal për luftë kundër tregtisë jolegale me armë të kalibrit të vogël dhe të lehtë, si dhe municionit.
 
Projekte të ngjashme BE dhe OKB mbështesin edhe në vendet tjera të rajonit.
 
GYLTENE SINANI