Maqedoni

Dorheqja e kryeminietrit, Musliu:Ka akoma shum punë deri ne zgjedhje

15.01.2016 17:23

Me dorëheqjen e kryeministrit Nikolla Gruevski, klasa politike ka përmbushur pjesët më të lehta që dalin nga marrveshja Përrzhins...

Me dorëheqjen e kryeministrit Nikolla Gruevski, klasa politike ka përmbushur pjesët më të lehta që dalin nga marrveshja Përrzhins vlerson njohësi i zhvillimeve politike në vend Albert Musliu teksa konsideron se ka akoma pjesë më të rëdësishme të saj që duhet të zbatohen në praktikë.  
 
Ai dorheqjen e kushtëzuar të kryeministrit e cilson si të ngjajshme me ftesën e Unionit Evropian për çeljen e negociatave. 
 
“Maqedonia me dhanien e dorheqjes së kushtëzuar mbramë i përmbylli ato pjesë që ishin lehtë të vlersueshme. Ndërsa kemi një ngecje koxha të madhe te implementimi që janë shumë të rëndësishme për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme. Dorëheqja e kushtëzuar është si thirrja jonë për antarsim në Unionin Evropian. Ne kemi thirrje por ajo nuk është efektive ajo është e kushtëzuar me implementimin e Marrveshjes së Përrzhinës dhe të gjitha defekteve që u definuan në raportin e Pribes dhe ashtu është edhe dorheqja e kryeministrit ajo është e kushtëzuar me 100 ditë para mbajtjes së zgjedhjeve”, tha Albert Musliu, Analist.
 
Sa i përket datës të mbajtjes së zgjedhjeve Musliu vlerson se ata  nuk mund të mbahen para se të mbushen kushtet e parashikuara me Marrveshjen e Përzhinës. Sipas tij zgjedhjet e parakohshe nuk janë qëllimi kryesor i gjithë këtij procesi politik në për të cilin po kalon vendi. Zgjedhjet përbëjnë vetëm një mekanizëm për tu kthy besimi tek institucionet thotë ai.
 
“A mund të mbahen me 24 zgjedhjet është punë e pjesmarrësve se sa ata mund të marrin obligim që ti përmbyllin të gjitha obligimet.Unë realisht pres se shtyerje do të ketë ndërsa është në artin negocues të palëve të cilët marrin në ato biseda se cila do të arrijë të jetë më argumentuese që arbitrin d. m.th lehtsuesin z. Han ta bindë se sa është e nevojshme që gjithë këto kushte do të përmbushen”, shtoi Musliu.
 
Musliu ditëve në vijim pret një angazhim dhe presion të shtuar të faktorit ndërkombëtarë mbi spektrin politik në Maqedoni me qëllim që të qartësohet e gjithë situata, të definohet data e zgjedhjeve dhe procesi politik përfundimisht të zbatohet pa ngecje dhe obstrukcione nga aktorët politik të vendit.
 
NAIM RAMADANI