Maqedoni

OSBE-ODIHR apel liderëve, zbatoni MP-në, veproni në interes të qytetarëve

15.01.2016 17:28

OSBE-ODIHR u ka bërë thirrje liderëve të partive politike që të veprojnë në interes të të gjithë qytetarëve

OSBE-ODIHR  u ka bërë thirrje liderëve të partive politike që të veprojnë në interes të të gjithë qytetarëve të vendit dhe të ndërmarrin hapat e nevojshëm për zbatimin e plotë dhe në kohë të Marrëveshjes së Përzhinës.
 
Sekretari i OSBE-së Lamberto Zannier dhe Drejtori i ODIHR Michaek Gorge Link kanë bërë thirrje që në këtë javë kritike, liderët të jenë të angazhuar në zbatimin e plotë marrëveshjes duke përfshirë emërimin e një qeverie dhe kryeministri të përkohshëm duke respektuar afatet e parashikuara në marrëveshje, përfshirë mbajtjen e zgjedhjeve në 24 prill.
 
OSBE përkujton se bëhet fjalë për të ardhmen e vendit dhe se asnjë lider nuk guxon të tradhëtojë besimin e qytetarëve.