Maqedoni

Hahn takon liderët ndaras, para takimit të përbashkët

15.01.2016 17:39

Eurokomisioneri Johanes Hahn ka takuar ndaras liderët e 4 partive më të mëdha politike...

Eurokomisioneri Johanes Hahn ka takuar ndaras liderët e 4 partive më të mëdha politike, për të dgëjuar veç e veç mendimet e tyre para mbajtjes së një takimi të përbashkët që ka filluar në orën 16:30 min. lideri I VMRO-së nuk ishte I disponuar tu përgjigjet gazetarëve pas takimit me Hahn.
 
“Tani nuk do të jap deklaratë. Tani po shkoj në përurimin e hapjes së një fabrike të re, ku do të hapen nje numer I madhe I vendeve të punës. Kështu që  që do të prononcohem kur të vjen koha për deklaratë në këtë drejtim", tha Gruevski pas takimit.
 
Për kreun e BDI-së Ali Ahmeti, zgjedhjet duhet të mbahet në afatin e përcaktuar në marrëveshjen pararpake të liderëve
 
“Nuk mendoj se ka hapësirë të shtyhen zgjedhjet. Gjithçka varet pas konsultave me Han. Shtyrja e zgjedhjeve mund ta thellojë krizën, pasiguri për vendin, ekonominë. Ne kërkojmë që të gjitha standardet të plotësohen të ketë zgjedhje të lira fer dhe demokratike. Zgjedhjet të jenë të pranueshme për të gjitha palët”, potencoi Ahmeti para takimit. Pas takimit lideri I BDI-së u prononcua edhe një herë për mediat:
 
A mbeten problem kryesor data e zgjdhjeve? 
 
AHMETI: "Nuk mund të quash se data e zgjdhjeve është problem kryesor sepse janë disa çështje teknike për zgjidhje. Opinion im është shumë afër zgjidhjes dhe pajtimit të të gjitha palëve me gjendjen. Do ta shohim edhe një here”.
 
Cilat janë ato çështjet teknike?  
 
AHMETI: "Pastrimi I listave dhe çështja e mediave. Mendoj se do të ketë zgjidhje. Përsëri do të shihet  se sa do të përafrohen reth këtyre çështjeve. Për mendimin tim nuk janë dallimet e mëdha. Nuk mendoj se ka hapsirë,  sepse shumë me rëndësi është të vihet çështja parësore, çështja e sigurisë në vend, pa haruar edhe standardet që duhet të plotësohen për organizimin e zgjdhjeve, por fjalën përfundimtare për standardet do ta kenë institucionet që organizojn zgjdhjet KQZ ose ODIHR. Kompletimi I tërësishëm I KQZ”- potencoi Ahmeti pas takimit.
 
Lideri I LSDM-së pret që sonte të përfundojnë marëveshjet për të gjitha cështjet që kanë mbetur pezull.
 
“Të gjitha llogaritë do të bëhen vetë, sidomos nga kryeministri i dorëhequr, që edhe vetë është i vetëdijshëm se nuk ka kohë për respektimin e afateve për kontroll të listës zgjedhore, diçka që ishte shumë më me rëndësi para bombave politike. Mediat janë sasi matëse të lehta, sot po shqyrtohen të gjitha detajet, dhe të gjithë kemi për obligim që në mënyrë të ndershme t`i qasemi qytetarëve dhe të shprehim vullnetin e tyre të lire”, deklaroi pas takimit lideri I LSDM-së, Zoran Zaev. 
 
Është prononcuar për mediat edhe kreu I PDSH-së Menduh Thaci. Ai nuk ka dashur të prononcohet për kryeministrin e ri të propozuar nga VMRO duke I drejtuar gazetarët  për përgjigje tek partneri shqptar në koalicionin qeverisës.
 
Emri I propozuar, a është I pranuar për ju si parti Kryeministrit I përkohshëm? 
 
MENDUH THAÇI: Çfarë lidhje kemi ne me qeverinë, pyesni Ali Ahmetin se ai ëhstë në qeveri.
 
Për zgjedhjet Z. Thaçi? 
 
MENDUH THACI: Me ligj kemi marrëveshje me 24 prill.
 
Pas takimeve të ndara, komisioneri Hahn I ka mbledhur liderët në një takim të përbashkët.