Maqedoni

Aksioni i 9 majit në Kumanovë, ekstradohet nga Serbia i dyshuari

15.01.2016 18:02

Serbia ka ekstraduar një shtetas të Maqedonisë i dyshuar për përfshirje në rastin zhvillimet e fillim-majit të vitit të kaluar në Lagjen e Trimave në Kumanovë...

Siç njoftuan nga Prokuroria Publike, i ekstraduari ishte i dyshuar në grupin e dytë - në tetor, pas zgjerimit të hetimeve për rastin e Kumanovës.
 
Bazuar në dëshmitë e mbledhura, Prokurori ka lëshuar një urdhër për zbatimin e procedurës hetuese edhe për tre shtetas të tjerë të Maqedonisë, të cilët në atë kohë ishin të pakapshëm për organet e rendit.
 
I ekstraduari nga Serbia është njëri prej tyre. Në dhjetor gjykata e pranoi aktakuzën për 29 të akuzuar në rastin Lagja e Trimave, por deri më tani ende nuk është caktuar gjykimi.
 
Mbrojtja ka kërkuar që lënda të kalojë në duar e Prokurores Speciale, pasi konsiderojnë se rasti është montim politik-policor, ku janë përfshirë më shumë shërbime sekrete.