Basketboll

Spurs “leksion” Cleveland, Butler 53 pikë për Chicagon

15.01.2016 18:42

San Antonio duket se do të jetë skuadra rivale e Golden State këtë sezon, duke qenë ndjekësja e saj më e afërt...

Për më tepër që Spurs mposhtën mbrëmë 99-95 Cleveland, kryesuesit në Konferencën e Lindjes, duke treguar se janë një pretendent për titull.
 
Një takim i hapur deri në fund, mes dy ekipesh që dhuruan spektakël dhe ku për vendasit u dallua Parker me 24 pikë, mbështetur edhe nga Leonard me 20 pikë e 10 rebaund. Për Cavaliers nuk zhgënjeu LeBron James, që realizoi 22 pikë.
 
Fiton edhe Toronto, 106-103 ndaj Orlandos, ndeshje e ekuilibruar dhe vendosur në kohën shtesë. Oladipo me 27 pikë e Fournier me 21 bënë diferencën në fushë, ndërsa 24 pikët e Lowry nuk e evituan dot humbjen.
 
Nuk zhgënjen Chicago, që mundi 115-11 Philadelphian në fushën e kësaj të fundit edhe pse në kohën shtesë. Mbërmje magjike për Butler, autor i 53 pikëve dhe 10 rebaund.
 
Golden State vijon marshimin, duke u rikthyer te fitorja, pas triumfit 116-98 ndaj Lakers. Edhe pse luhej në fushën e ekipit kampion, tifozët përshëndetën e duartrokitën gjatë Kobe Bryant (8 pikë).
 
Për Golden State u dallua Curry me 26 pikë, që i dhuroi fitoren e 37-të sezonale ekipit të tij. Në sekondat e fundit fiton edhe Sacramento, që mposhti 103-101 Utah Jazz, një ndeshje ku u dallua Rudy Gay (24 pikë), ai realizoi koshin e fitores për miqtë, ndërkohë që lider në fushë për Sacramenton ishte Cousins me 36 pikë e 17 rebaund.