Basketboll

Euroleague, nuk ndalet Fenerbahce, bie Barcelona

15.01.2016 18:45

Fenerbahce Ulker nuk njeh humbje në fazën e 16-më të mirave të Euroleagues së basketbollit...

Skuadra turke fitoi edhe takimin e tretë në grupin E, pasi kaloi në Stamboll me rezultatin 85-79, Lokomotiv Kuban duke i shkaktuar humbjen e parë formacionit nga Rusia.
 
Në duelin e kreut në grupin E, Fenerbahce arriti të triumfonte vetëm falë një periode të 4-t fantastike në të cilën realizoi 15 pikë më shumë se Lokomotiv Kuban.  Serbi Bogdan Bogdanovic dhe ceku Jan Vesely ishin heronjtë e skuadrës vendase në këtë përballje teksa të dy sëbashku realizuan në total 35 pikë 8 asiste dhe 10 rebound.
 
Pikëshënuesi më i mirë i sfidës ishte spanjolli Claver por as paraqitja shumë e mirë e këtij të fundit nuk i mjaftoi skuadrës ruse për të evituar humbjen. Një fitore të thjeshtë arriti Unicaja Malaga.
 
Ekipi spanjoll mundi në shtëpi kroatët e Cedevitas me rezultatin e thellë 90-67, duke arritur suksesin e dytë në grupin E. Në ndeshjen tjetër të këtij grupi Crvena Zvezda fitoi derbin ballkanas përballë Panathianaikos.
 
Në Athinë skuadra grekëve përballë formacionit nga Serbia me shifrat 63-74. Në grupin F, ndërkohë u ngjit në vendin e dytë CSKA Moscow falë fitores me rezultatin 93-82 që arriti ndaj Barcelonës. Në kryeqytetin e Rusisë u zhvillua një ndeshje shumë e bukur, teksa në fund triumfoi grinta e basketbollistëve të Cska-së.
 
Amerikani Higgins me 20 pikë të realizuara ishte lojtari më i mirë mbi parket për skuadrën ruse.