Futboll

Zbulohen cerekfinalet e Copa Del Rey

15.01.2016 18:47

Short i vështirë për Barcelonën dhe Atleticon e Madridit në cerekfinalet e Kupës së Mbretit...

Dy skuadrat që shikohen si pretendente për ti shkuar deri në fund këtij kompeticioni nuk do ta kenë aspak të lehtë avancimin në gjysmëfinale.
 
Në  zyrat e federatës spanjolle të futbollit u përcaktuan 4 ciftet cerekfinaliste të Copa Del Rey, ku spikasin mbi të gjitha përballjet Athletic Bilbao-Barcelona dhe Celta Vigo-Atletico Madrid.
 
Pasi diskutuan mes tyre finalen e vitit të kaluar këtë herë skuadra baske dhe ajo katalanase do të masin forcat në ruandin e 1/4-ave, ndërkohë që nuk parashikohet të jetë aspak i thjeshtë as për Los Colchoneros misioni për tu kualifikuar në cerekfinale sepse Celta Vigo është një kundërshtar që duhet marrë seriozisht në konsideratë nga Atletico.
 
Përballje më të lehta në letë për Valencian dhe Sevillan dy skuadrat e tjera që kanë objektiva madhorë në këtë kompeticion. Los Che do të sfidojnë në cerekfinale Las Palmas-in, ndërsa andaluzianët surprizën që vjen nga Liga Adelante, kategoria e dytë spanjolle dhe që mban emrin Mirandes.
 
Ndeshjet e para të këtij ruandi ose më saktë ato të vajtjes do të luhen në datën 20 Janar ndërsa ato të kthimit, një javë më pas.