Botë
Kompleksi i Pishinave në Bornheim ndalon futjen e refugjatëve meshkuj
15.01.2016 20:32
Një kompleks pishinash në Komunën Bornheim të Gjermanisë ka vendosur që të mos pranojë më refugjatë meshkuj...

Një kompleks pishinash në Komunën Bornheim të Gjermanisë ka vendosur që të mos pranojë më refugjatë meshkuj, pas disa ankesave të depozituara nga disa vajza, të cilat u shprehën se ishin ngacmuar seksualisht.
Përveçse në bordin drejtues të kompleksit, në policinë rajonale ka patur edhe denoncime për vepra penale. Një ngjarje e tillë vjen disa javë pas skandalit seksual që shpërtheu në Këln gjatë mbrëmjes së ndërrimit të viteve.
Për mediat është prononcuar edhe Drejtori i Çështjeve Sociale, Markus Schnapka, i cili tha se nga ky vendim preken edhe refugjatët të cilët nuk kishin të bënin fare me ngjarjen. Megjithatë, ai shtoi se drejtuesit e Kompleksit të Pishinave kanë qënë të detyruar që të veprojnë në këtë mënyrë.
Në Gjermani, shumë qytetarë dhe politikanë të pushtetit qëndror e lokal, kanë nisur të kundërshtojnë ashpër strehimin e azil-kërkuesve, ndikuar nga skandalet seksuale që kanë shpërthyer së fundmi./Oranews
