Botë

Turqia arreston akademikë, akuzohen për fyerje të shtetit dhe propagandë terroriste

15.01.2016 21:09

Policia turke ka arrestuar 12 pedagogë me akuzën e propagandës teroriste, në mbështetje të Partisë Popullore të Kurdistanit...

Pedagogët kishin firmosur një apel, në të cilin kërkohet një zgjidhje paqësore e çështjes kurde. Në listën e të akuzuarve janë edhe 19 akademikë, për të cilët autoritetet turke kanë lëshuar mandate arresti, por ndalimi i tyre ende nuk është kryer.
 
Sipas Agjensisë së Lajmeve Anadolu, masa ndaj pedagogëve dhe akademikëve të Stambollit u vendos nga Prokuroria e provincës Koçaeli, e cila ndodhet në jug të qytetit.
 
Apeli i firmosur nga profesorët u publikua nga grupi “akademikët e paqes”, nën titullin “ne nuk mund të behemi pjesë e këtij krimi”, referuar veprimeve të Ankarasë kundër partisë pro kurde dhe zonave me shumicë kurde në juglindje të vendit, në të cilat shumë të pafajshëm kanë humbur jetën si pasojë e betejave mes ushtrisë dhe militantëve kurdë.
 
I firmosur deri tani nga 6.492 persona, apeli do të qëndrojë i hapur deri sonte në mbrëmbje.
 
Ndërkohë të gjithë fimëtarët e apelit janë sulmuar ashpër edhe nga Presidenti Rexhep Taip Erdogan, i cili e konsideroi apelin një akt tradhëtie kundrejt Turqisë.
 
Ngjarja vjen vetëm pak ditë pas sulmit kamikaz në qendër të Stambollit, në të cilin 10 turistë gjermanë humbën jetën.