Botë

Përplasje e dy helikopterëve ushtarak amerikan me 12 marinsa te bregu në Havai

16.01.2016 12:10

Dy helikopterë ushtarakë amerikanë me 12 marinsa janë përplasur në afërsi të bregut të Havait, lajmëroi DPA...

Në vijim është operacioni i shpëtimit të rojës bregdetare dhe të marinës ushtarake të SHBA-së, që është vështirësuar për shkak të motit të keq dhe valëve të larta.
 
Dy helikopterët janë nga baza e marinsave amerikanë në Havai. Ata janë përplasur gjatë fluturimit trajnues./mia