Botë
Janë liruar 126 persona nga hoteli i sulmuar nga kryengritësit në Burkina Faso
16.01.2016 12:49
Operacioni i forcave të sigurisë në hotelin e sulmuar nga kryengritësit në kryeqytetin e Burkina Faso përfundoi, me ç'rast janë shpëtuar 126 persona...

Operacioni i forcave të sigurisë në hotelin e sulmuar nga kryengritësit në kryeqytetin e Burkina Faso përfundoi, me ç'rast janë shpëtuar 126 persona, ndërsa tre xhihadistë janë vrarë, lajmëruan autoritetet lokale.
"Janë shpëtuar 126 persona, duke përfshirë edhe të paktën 33 të plagosur. Janë vrarë tre xhihadistë, një arab dhe dy afrikanë", deklaroi ministri i Sigurisë Simon Kampaore.
Sipas Kampaore, operacioni në hotelin "Splendid" në Uagadugu dhe restorantin "Kapuçino" në afërsi të tij ka përfunduar, por forcat e sigurisë vazhdojnë me aksionin.
Një përfaqësues i forcave të sigurisë kumtoi se gjatë sulmit në hotelin dhe restorantin janë vrarë 22 persona. Paraprakisht disa përfaqësues mjekësor lajmëruan se të paktën 20 persona janë vrarë, ndërsa 15 janë plagosur në sulmin e kryengritësve.
"Nuk kemi numër të saktë të të vdekurve, por ka të paktën 20 persona", deklaroi drejtori i spitalit në Uagadugu Robert Sangare.
Përgjegjësinë për sulmin e mori grupi "Al kaeda" nga Magrebi islamik.
Ambasadori francez në Burkina Faso, Zhill Tibo, kumtoi se në kryeqytet është vendosur orë policore, si dhe se në ambasadë është formuar shtab krize për qytetarët e vendit, i cili është ish-koloni franceze./mia
