Botë

SHBA: Publikohet videoja e sulmit ajror kundër IS-it

16.01.2016 14:11

Departamenti amerikan i mbrojtjes e ka publikuar një video, ku shihet bombardimi amerikan ndaj një selie ku janë mbajtur parat e gatshme të militantëve të Shtetit Islamik (IS) në Mosul të Irakut, më 11 janar...

Videoja e shkurtër bardh e zi, është publikuar mbrëmë vonë dhe fillon me një pamje nga hapësira e ndërtesës në Mosul, që është bazë e militantëve në Irak. Pastaj kjo ndërtesë është goditur me dy bomba të fuqishme.
 
Mijëra copa të letrave, për të cilat Pentagoni thotë se janë para, shihen duke fluturuar mbi vendin e bombarduar pas sulmit ajror.
 
Zyrtarët amerikanë thonë se janë shkatërruar miliona dollarë, por sasia e saktë nuk dihet.
 
Kjo është hera e dytë që Shtetet e Bashkuara e kanë bombarduar një kapacitet të parave të gatshme të grupit ekstremist, Shteti Islamik.
 
Këto caqe, së bashku me sulmet kundër pajisjeve të naftës, janë pjesë e përpjekjeve për dobësimin e forcës së tyre financiare./evropaelire