Maqedoni
Ndalesë për kamionë dhe autobusë në një pjesë të Maqedonisë perëndimore
16.01.2016 14:49
Për shkak të reshjeve të borës ndalesë të automjeteve të rënda transportuese është vendosur në akset rrugore dega në Mavrovë-Dibër, dega Strazhë - Kërçovë dhe Tetovë - Kodra e Diellit...

Për shkak të reshjeve të borës ndalesë të automjeteve të rënda transportuese është vendosur në akset rrugore dega në Mavrovë-Dibër, dega Strazhë - Kërçovë dhe Tetovë - Kodra e Diellit, ndërsa për autobusë në rrugën Tetovë - Kodra e Diellit, informon LAMM.
Në mënyrë parandaluese ndalesë për kamionë është vendosur edhe në qafën malore Presekë, ndërsa për automobilat tjera është e obligueshme pajisje dimërore.
Sipas LAMM, komunikacioni në të gjitha rrugët shtetërore po zhvillohet nëpër rrugë të lagështa, vende-vende me mbetje të borës e cila mbetet në rrugë pas intervenimit të ekipeve kujdestare nga "Rrugët e Maqedonisë".
LAMM rekomandon për shkak të reshjeve të mëdha të borës të mos udhëtohet pa nevojë të veçantë në pjesën perëndimore të shtetit. Tregon në mbajtje të obligueshme të pajisjeve dimërore, kujdes të jashtëzakonshme në vozitje, shpejtësi të adaptuar në lëvizje, respektim i sinjalizimit të vendosur rrugor dhe planifikim të udhëtimeve sipas kushteve të motit.
Kujdes të veçantë, është e nevojshme në pjesët të cilat kalojnë nëpër grykat malore, veçanërisht në akset rrugore Katllanovë - Veles, Mavrovë - Dibër - Strugë, Gostivar - Mavrovë, Demir Kapi - Udovë, Koçan - Dellçevë, Vinicë - Berovë, ku mund të paraqiten shembje të vogla të dheut.
Sipas Drejtorisë për punë hidrometeorologjike, sot pritet të ketë ftohje të motit dhe reshje më intensive, të cilat në vijim të ditës duke filluar nga veriu do të kalojnë në borë. Deri nesër në mëngjes në disa vende do të formohet shtresë e borës, përveç në pjesën juglindore.
Në male në pjesët perëndimore pritet më shumë se 50 centimetra dëborë, ndërsa në shumicën e vendeve të ulëta shtresa e borës do të arrijë prej 10 deri në 20 centimetra./mia
