Maqedoni

Kumanovë: Mbi 80 fëmijë të prekur nga “Variçela”

16.01.2016 15:27

Në qytetin e Kumanovës mbi 80 fëmijë janë prekur nga “Variçela ” apo e njohur në popull si “lija e dhenëve “...

Janë këto të dhëna të Qendrës së shëndetit publik në Kumanovë edhe atë vetëm për pjesën e dytë të muajit dhjetor të vitit të kaluar, kurse pritet që gjatë dy javëve të para të këtij viti numri i të prekurve të jetë edhe më i madh.
 
Epidemiologia Jadranka Stamenkovska, në një prononcim për gazetarë tha se sëmundja është sezonale dhe kryesisht i prek fëmijët.
 
Në Qendrën e shëndetit publik në Kumanovë gjatë muajit dhjetor janë evidentuar 86 fëmijë nga “Variçela” apo lija e dhenëve.
 
Ky numër në krahasim me muajin e kaluar shënon rritje të dukshme.          
 
Stamenkovska thotë se fëmijët e prekur nga kjo sëmundje duhet ti nënshtrohen terapisë, kurse përshkak të mos bartjes së sëmundjes tek fëmijë të tjerë duhet të qëndrojnë në shtëpi.
 
Kumanovë Masa kryesore preventive është izolimi në masa shtëpiake , respektivisht mjekimi duhet të bëhet në kushte shtëpiake , fëmiu nuk duhet të shkojë në shkollë apo në çerdhe.
 
Rrethanë lehtësuese është se aktualisht nxënësit janë në pushim dimëror që gjithsesi ndikon në moszgjerimin e Variçelës në përmasa më të gjera.  
 
Ndryshe më të prekur janë fëmijë të mjedisit urban për dallim të atrye nga midiset rurale.
 
NEXHAT AQIFI