Maqedoni

Spasovski dhe Stefanoviq, migrantët nuk janë problem vetëm i ballkanit

16.01.2016 15:50

Kriz me migrantët nuk është problem që shtetet e Ballkanit do të mundt ta tejkalonin vetë, por problem i cili duhet të zgjidhet bashkarisht me Bashkimin Evropian...

Ky ishte vlerësimi i Ministrave te punëve të Brendshme të Maqedonis dhe Serbisë, Oliver Spasovski dhe Nebojsha Stefanoviq gjatë vizitës në Qendren e pranimit të migrantëve “Vinojug” në Gjevgjeli.
 
Spasovski dhe Stefanoviq thonë se kriza me emigrantet lidhet edhe me Terorizmin, prandaj edhe realizohen bashkëpunimet ndërkufitar me shtete fqinje të cilat kanë për qëllim ballafaqimin  me kontrabandimin e emigrantëve. 
 
"Deri tani ka pasur 30 tentativa  për kontrabanidim të meigrantëve, por ne bashkarisht mundohemi që të parndalojm këtë fenomen. Me aplikimin e sistemit biometrik të regjistrimit do të bëjm gjithçka që të dimë se kush është ai që tranziton. Dhe kështu do të mund të ndikojm edhe në paranadimin e terorizmit", shprehet ministri i PB-së, Oliver Spasovski. 
 
"Para së gjithash janë të qarta qëndrimet e BE-së sa I përket asaj se cilat janë shtetasit që ata dëshirojn ti pranojn, prandaj nuk duhet të mendohet se ne jemi ata që duam ose nuk duam ti lëm të kalojn emigrantet. Por, ne jemi të gatshëm të bashkëpunojm me të gjitha institucionet ndërkombëtare dhe shtete evropiane që kjo situate të kalojë në mënyrë sa më të qet", shprehet ministri i PB-së të Serbisë, Nebojsha Stefanoviq.  
 
Sipas ministrave personat që tranzitojnë janë persona që kërkojnë mbrojtje dhe bazuar në konventat ndërkombëtare kjo duhet tu sigurohet, por në të njejtën kohë duhet të  ruajmë sigurin e vendit dhe rajonit. 
 
SANIJE KASAMI