Maqedoni

RDK, LR PDSH, LDM DHE PRDM, nuk ka kushte për zgjedhje më 24 prill

16.01.2016 16:06

Pas dështimit të katër liderëve që të arrijnë marrveshje për datën e zgjedhjeve, kanë reaguar edhe partite e vogla...

Pas dështimit të katër liderëve që të arrijnë marrveshje për datën e zgjedhjeve, kanë reaguar edhe partite e vogla, të cilat kanë vlerësuar se në kushte kur nuk është realizuar marrveshja e Përzhinos, është joreale të insistohet në mbajtjen e zgjedhjeve më 24 prill.
 
Në një reagim me shkrim Rilindja Demokratike Kombëtare ka paralajmëruar se nuk do të marr pjesë në zgjedhje pa zgjidhjen e problemeve kruciale, siç thuhet të shkaktuar nga vet aktorët që tentojnë të organizojnë zgjedhjet.
 
Lojërat e ulëta politike të këtyre aktorëve politik, të gjitha për interesa personale dhe partiake, do të kenë një kosto të lartë për vendin, prandaj ndërhyrja e komunitetit ndërkombëtarë është imanente sepse në të kundërtën kostoja do të jetë e madhe edhe për komunitetin ndërkombëtarë, vlerësojnë nga RDK.
 
Nga Lëvizja për Reforma PDSH thotë se dështimi i bisedimeve të djeshme me ndërmjetësimin e Komisionerit Hahn, paraqet edhe një dëshmi që në Maqedoni liderët me afat të skaduar politik, siç i quan ajo, po përjetojnë ditët e fundit të jetës politike.
 
“Fatet e dy milion banorëve që jetojnë në këtë vend janë më të rëndësishëm se fati i katër liderëve politik që, sipas saj, e ngulfasin atë, prandaj, ajo i bën thirrje faktorit politik ndërkombëtar që ta marrë situatën në kontroll. Marrveshja e Përzhinos tanimë nuk egziston vlerëson Kryetari i Lidhjes Demokratike të Maqedonisë Pavle Trajanov, sipas të cilit katër liderët po e mbajnë peng vendin.  
                                                                                                           
"Propozojmë që nëse është e mundur, nëse pajtohen të gjitha partitë politike relevante, të formohet qeveri e unitetit kombëtarë e cila do të bënte reforma thelbësore dhe brenda një viti do të krijonte kushte për zgjehdje demokratike. Pa këtë është e pa kuptimt të flitet se ka ambient më 24 prill të mbahen zgjedhje korrekte dhe demokratike dhe ato të jenë legjitime", shprehet Kryetari i Lidhjes Demokratike të Maqedonisë Pavle Trajanov.                                                            
Në vijë të njejtë është edhe Liljana Popovska nga Partia për Ripërtritje Demokratike të Maqedonisë.          
   
"Insistimi për zgjedhje më 24 prill në kushte kur nuk janë realizuar segmente të rëndësishme të marrveshjes së Përzhinos nuk është qasje reale", shprehet Liljana Popovska nga Partia për Ripërtritje Demokratike të Maqedonisë.                                   
Ato theksojnë se çështja e mediave është një nga çështjet shum të rëndësishme për të cilat ende nuk është arritur marrveshje, pasi sipas këtyre partive ato kanë pak hapsirë për prezentim në media.
 
SANIJE KASAMI