Maqedoni
Takimi i liderëve, i pasuksesshëm; Han: Vendi në pozitë të vështirë strategjike
16.01.2016 16:20
Takimi i krerëve të katër partive politike me eurokimisionerin Johanes Han rezultoi i pasuksesshëm...

Palët nuk ndajnë të njëtin mendim me të arrituart nga Marrëveshja e Përzhinës, rrjedhimisht nuk ia dolën të marrin një vendim të prerë që zgjedhjet e parakohëshme parlamentare të mbahen më 24 prill, siç u dakorduan me këtë marrëveshje.
Eurokomisioneri Johanes Han vlerëson se vendi është në pozitë të vështirë strategjike, ndërsa vendet e BE-së ndjehen të lodhura nga zhvillimet në Maqedoni.
“Vendi i juaj është në një pozitë të vështirë strategjike. Nuk duhet harruar se krahas bisedimeve që bërballemi lidhur me zgjedhjet, kemi krizë shumë serioze me migrimin në Evropë. Ajo që ndodhi në vitin 2015 siç duket po vazhdon edhe në vitin 2016. Dhe mbështetur në diskutimet, shumë vende të BE-së më thonë që të vijë këtu dhe të shoh nga afër se çfarë po ndodh dhe kjo mund të ketë një efekt të menjëhershëm në situatën, këtu. Prandaj besoj se Qeveria, e gjithë elita politike në Kuvend duhet t’i kushtojë vënendje të posaçme kësaj situate shumë serioze”, shprehet komisioneri i KE-së, Johanes Han.
Kreu i opozitës maqedonase, Zoran Zaev, ishte i prerë, LSDM nuk do të marrë pjesë në zgjedhje nëse ato mbahen pa u plotësuar paraprakisht obligimet që burrojnë nga Marrëveshja e dy qershorit.
“Për ne janë të papranueshme zgjedhjet, pa rregullim të mediave, në kohë, dhe pa pastrimin e Listës Zgjedhore, në kohë. Nëse mbahen zgjedhje më 24 prill, ne nuk do të marrim pjesë në zgjedhje të tilla dhe do të vazhdojmë të angazhohemi për kushte korrekte, të rregullta dhe demokratike për mbajtjen e zgjedhjeve. Do të vazhdojmë të luftojmë për një Maqedoni të lirë dhe demokratike”, shprehet kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev.
Ndërkaq, kreu i VMRO-së Nikolla Gruevski, pasi akuzoi kreun e opozitës maqedonase për dështimin e takimit, tha se do të bëjë konsultime shoqërore për veprimet e mëtejshme të partisë që kryeson.
“Sonte mbaroi takimi ashtu si mbaroi. Ne, tre partitë e tjera, nuk pranuam atë që deshte ai. Që nesër do të bëjmë konsultime të gjëra shoqërore rreth asaj se cilat do të jenë hapat e rradhës. Dorëheqja ime është deponuar dhe aktivizohet 100 ditë para mbajtjes së zgjedhjeve”, shprehet kryetari i VMRO DPMNE-së, Nikolla Gruevski.
“Sigurisht që të gjitha palët kemi patur dallime. Nuk arritëm, për fat të keq, të pajtohemi me të arriturat e Marrëveshjes së dy qershorit dhe 15 korrikut mbi datën e zgjedhjeve”, shprehet kryetar i BDI-së, Ali Ahmeti.
Në favor të qëndrimit të kreut të opozitës maqedonase ka qenë qëndrimi i ndërmjetësuesit Piter Vanhote. Edhe ai dyshon në mundësinë që institucionet të organizojnë zgjedhje korrekte më 24 prill.
“Nuk mund të jap një përgjigje të saktë rreth kësaj, por jam skeptik rreth funksionimit të KSHZ-së. Nëse urgjentisht nuk fitojnë burimet financiare, personel, njerëzit e Teknologjisë Informatike, ekspertët ligjor që do të merren me çështjet që pasojnë do të jetë shumë e vështirë që të kemi zgjedhje të organizuara siç duhet”, shprehet ndërmjetësuesi Piter Vanhote.
Pas epikolugut të një dite më parë, pezullimi i datës së zgjedhjeve është më se i sigurtë. Konformë Ligjit për qeveri dhe Marrëveshjes së Përzhinës 100 ditë para datës së zgjedhjeve duhet të zgjidhet qeveria kalimtare.
Afati veçmë është shkelur, megjitahtë Marrëveshja e Përzhinës mbetet e gjallë dhe BE do të vazhdojë ndërmjetësimin për zbatimin e plotë të saj, për të siguruar zgjedhje të lira, korrekte dhe demokratike.
SHPËTIM NUREDINI
