Reagon BE, arrestimi i akademikëve në Turqi është shqetësues
Bashkimi Evropian e ka cilësuar si “ekstremisht shqetësuese” arrestimin në Turqi të akademikëve që e kishin nënshkruar një peticion me të cilin denoncoheshin...

Bashkimi Evropian e ka cilësuar si “ekstremisht shqetësuese” arrestimin në Turqi të akademikëve që e kishin nënshkruar një peticion me të cilin denoncoheshin operacionet ushtarake kundër kryengritësve kurdë në pjesën juglindore të këtij vendi.
“Hapat e ndërmarrë kundër akademikëve turq, që e kishin nënshkruar deklaratën lidhur me pjesën juglindore të Turqisë, është zhvillim ekstremisht shqetësues”, thuhet në një kumtesë të BE-së. Media turke kanë raportuar dje se 27 akademikë janë akuzuar për propagandë terroriste se e kanë nënshkruar deklaratën e titulluar Ne Nuk Do të Jemi Palë në Këtë Krim, me të cilën kërkohet që Ankaraja t’i ndalë “masakrat e qëllimshme dhe dëbimin e kurdëve dhe popujve të tjerë në rajon”.
Akademikët ishin marrë në pyetje dhe pastaj janë liruar.
