Uniteti: Më me rëndësi kushtet se sa data e zgjedhjeve
Lidhur me çështjen e mbajtjes së zgjedhjeve ka reaguar edhe partia Uniteti...

Partia "Uniteti" pas dështimit të bisedimeve të mbrëmshme për mbajtjen e zgjedhjeve më 24 prill, edhe një herë vlerëson se më e rëndësishme është të krijohen parakushte për mbajtje të zgjedhjeve të lira, fer dhe demokratike, posaçërisht çështjen e pastrimit të listës zgjedhore dhe çështjen e mediumeve, se sa vetë data e mbajtjes së tyre.
Edhe një herë u dëshmua se partitë shqiptare pjesmarrëse në bisedime, BDI dhe PDSH, janë kujdesur vetëm për ruajtjen e interesave të VMRO DPMNE-së dhe kolltuqeve të tyre.
"Uniteti" kërkon nga faktori ndërkombëtar të ushtrojë trysni më të madhe mbi partitë në pushtet që sa më shpejtë të zbatohen ndryshimet e nevojshme që do të lejonin shprehjen e lirë të vullnetit të popullit në zgjedhje, thuhet në komunikatën e kësaj partie.
