Maqedoni

Remenski viziton refugjatët në Tabanoc

16.01.2016 18:03

Ministrja e punës dhe politikës sociale Frosina Remenski vizitoi Qendrën transitore të pranimit në Tabanoc për të mbykqyr aktivitetet në kopetencë të kësaj ministrie...

Sipas saj rëndësi të posacme ka patur përçimi i përhershëm i energjisë elektrike deri në këtë qendër, si nevojë akute për ngrohjen e ambienteve të qendrës por edhe për funksionimin e përfaqësive të institucioneve dhe shoqatave humanitare.
 
Veç kësaj, Remenski mori përsipër që të shqyrtojë të gjitha kërkesat dhe vërrejtjet e shoqatave humanitare të cilat, sipas saj, kanë barrën më të madhe në gjithë këtë proces. 
 
“Nuk do të thotë se në kampe ka kushte ideale. Pajtohem se mundemi edhe më mirë. Kampi Tabanoc krahasuar me kampin Vinojug ka më shumë avantazhe, kjo mund t’i shërbej si shembull edhe Qendrës  transitore të pranimit në Gjevgjeli. Bëjmë përpjekje për koordinim të përbashkët, që të eleminojmë lëshimet si në Gjevgjeli poashtu edhe në Tabanoc. Jemi këtu që t’i bindim këta që janë prezent këtu se vërrejtjet e tyre do të merren parasysh dhe do të mënjanohen", shprehet ministrja për politik dhe punë sociale Frosina Remenski. 
 
MPPS po ndërmerr masa për t’u përball edhe me ndonjë fluks më të madh refugjatësh që transitojnë nëpër Maqedoni.
 
Sipas Remenskit ka paralajmërime se vendet e BE-së mund të ndryshojnë qasjen ndaj krizës me emigrantët, përkatësisht mund të reduktojnë numrin e migrantëve që do të pranojnë ose mund të mbyllin kufijtë në tërësi.
 
Në këtë rast edhe Maqedonia do të shqyrtojë qasjen e saj ndaj kësaj krize. 
 
SHPËTIM NUREDINI