Maqedoni

Moti javën që vjen temperatura zbret në minus 15 gradë

16.01.2016 18:14

Maqedonia është përfshirë nga reshjet e bores dhe temperaturat e ulëta, të cilat sipas sinoptikanëve javën që vjen do të ulen deri në minus 15 gradë celsius...

Për shkak të reshjeve të borës dhe mjegullës në disa akse rrugore është shkaktuar vështërsi për qarkullimin e automjeteve prandaj edhe ka ndalesë për qarkullim të automjeteve të rënda.

“Ndalesë për automjete  të rënda ka në akset rrugore Mavrovë- Dibër, Strazhë- Kërcovë,  dhe Tetovë- Kodra e diellit.  Ndalesë për autobusë është vënë në rrugën Tetovë- Kodra e Diellit ndërkaq për të tjerat automjete e domosdoshme është pajisja dimërore.  Lidhja Automoto u rekomandon qytetarëve që të mos udhëtojnë pa nevojë në pjesën perëndimore të vendit, të kenë pajisjet e duhura dimërore gjatë rrugës dhe të kenë kujdes gjat vozitjes.