Botë
Merkel: Gjermani dhe Turqia së bashku kundër terrorizmit
16.01.2016 18:42
Kancelarja gjermane Angela Merkel para konsultimeve ndërqeveritare gjermano-turke, theksoi se Berlini zyrtar në luftë kundër terrorizmit duhet të jetë me Turqinë...

Kancelarja gjermane Angela Merkel para konsultimeve ndërqeveritare gjermano-turke, theksoi se Berlini zyrtar në luftë kundër terrorizmit duhet të jetë me Turqinë, duke shtuar se për zgjidhjen e konfliktit sirian, Ankara ka rol të rëndësishëm.
Merkel në video porosi theksoi se pikërisht për këtë shkak ekzistojnë kontakte të ministrave të punëve të brendshme dhe shërbimeve zbuluese të të dy vendeve.
"Pas sulmeve terroriste në Ankara dhe Stamboll të martën e kaluar, ekzistojnë edhe më shumë shkaqe për zbatimin e konsultimeve të para ndërqeveritare gjermano-turke'', deklaroi Merkel.
Sipas saj, konsultimet janë planifikuar kohë më të gjatë dhe duhet të kontribuojnë edhe për përforcimin e lidhjeve ekonomike.
Në pyetjen nëse do të bisedohet edhe për kontestin me kurdët, Merkel thekson se Turqia ka të drejtë të veprojë kundër aktiviteteve terroriste të PKK-së.
"Duhet të ketë kujdes që popullata kurde të disponojë me mundësi të vërteta për zhvillim, posaçërisht njerëzit e rinj. Për këtë shkak do të bisedojmë për mundësitë që sërish gjithçka të orientohet në vijë politike", tha kancelarja gjermane.
Merkel në pyetjen nëse Turqia mund të pret se për dhjetë vite do të jetë anëtare e BE-së, u përgjigj se në këtë moment nuk mund të flitet për vite.
"Nuk e përjashtoj mundësinë të hapim kapituj të rinj, por ende jemi para një rruge të gjatë", thekson Merkel./mia
