Botë
"Turkish erlajns" ka anuluar 95 fluturime nga dhe deri në Stamboll
16.01.2016 19:11
Kompania kombëtare ajrore turke "Turkish erlajns" ka anuluar 95 fluturime të brendshme dhe ndërkombëtare nga dhe deri në Stamboll...

Kompania kombëtare ajrore turke "Turkish erlajns" ka anuluar 95 fluturime të brendshme dhe ndërkombëtare nga dhe deri në Stamboll për sot dhe nesër për shkak të erërave të fuqishme, kumtoi televizioni turk HTV.
Për shkak të erërave të stuhishme të paralajmëruara, sot nuk do të kryhen 50 fluturime nga dhe deri në aeroportin e Stambollit Ataturk. Për nesër janë anuluat edhe 45 fluturime.
Udhëtarët të cilët kanë planifikuar të fluturojnë gjatë fundjavës, mund të marrin më shumë informacione për fluturimet në faqen zyrtare të "Turkish erlajns"./mia
