Maqedoni

Ndalesë për autobusa në rrugën Tetovë - Kodra e Diellit

17.01.2016 12:21

Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet nëpër rrugë të lagështa, në disa vende me mbetje të borës...

Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet nëpër rrugë të lagështa, në disa vende me mbetje të borës, e cila mbetet në rrugë pas intervenimit të ekipeve kujdestare nga ndlrmarrja "Rrugët e Maqedonisë".
 
Nga Auto-moto lidhja e Maqedonisë informojnë se aksi rrugor Koçani-Dellçevë vërehet paraqitje e rritur e shembjeve. Kujdes të veçantë nevojitet te pjesa nga Istibanja deri te diga Kalimanc.
 
Ndalesa për automjete të rënda transportuese ka në rrugët Kriva Pallankë - vendkalimi kufitar Deve Bair, Tetovë-Kodra e Diellit, pjesa Mavrovë - Dibër, pjesa Strazhë - Kërçovë, Strugë - vendkalimi kufitar Qafë Thanë.
 
Më nuk vlen ndalesa për automjete të rënda transportuese në Preseka dhe Gjavato.
 
Ndalesë për autobusë është vendosur në aksin rrugër Tetovë - Kodra e Diellir, ndërsa për automjetet e tjera është i obligueshëm përdorimi i pajisjes dimërore.
 
LAMM rekomandon kujdes në drejtimin e automjetit, shpejtësi të adaptuar gjatë qarkullimit dhe respektim të sinjalizimit të vendosur rrugor dhe planifikim të udhëtimeve sipas kushteve të motit. 
 
Kujdes të veçantë, siç theksojnë nga  LAMM, është e nevojshme në pjesët të cilat kalojnë nëpër grykat malore, veçanërisht në akset rrugore Katllanovë - Veles, Mavrovë - Dibër - Strugë, Gostivar - Mavrovë, Demir Kapi - Udovë, Koçan - Dellçevë, Vinicë - Berovë, ku mund të paraqiten shembje të vogla të dheut./mia