Maqedoni

Ndalesë për kamionë në shumë akse rrugore

17.01.2016 12:24

Ndalesa për lëvizje të automjeteve transportuese ka në akset rrugore Tetovë-Kodra e Diellit, dega Mavrovë-Dibër, dega Strazhë-Kërçovë dhe Strugë...

Ndalesa për lëvizje të automjeteve transportuese ka në akset rrugore Tetovë-Kodra e Diellit, dega Mavrovë-Dibër, dega Strazhë-Kërçovë dhe Strugë, vendkalimi kufitar Qafë Thanë, informojnë nga Lidhja Auto Moto e Maqedonisë.
 
Ndalesë për autobusë ka në aksin rrugor Tetovë-Kodra e Diellit, ndërsa për automjetet tjera është e obligueshme përdorimi i pajisje dimërore.
 
Është hequr ndalesa për lëvizje të automjeteve të rënda transportuese në rrugën Kriva Pallankë-vendkalimi kufitar Deve Bair, Presekë dhe Gjavato.
 
Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet nëpër rrugë të lagështa, në disa vende me mbetje të borës, e cila mbetet në rrugë pas intervenimit të ekipeve kujdestare nga ndërmarrja "Rrugët e Maqedonisë".
 
LAMM rekomandon pa nevojë të mos udhëtohet në pjesën perëndimore të shtetit, mbajtje të obligueshme të pajisjeve dimërore, kujdes të jashtëzakonshëm në vozitje, shpejtësi të adaptuar në lëvizje, respektim i sinjalizimit të vendosur rrugor  dhe planifikim të udhëtimeve sipas kushteve të motit.
 
Sipas informacioneve të marra nga DPHM, prej sot në mëngjes në disa vende veç më është formuar shtresë e borës, përveç në pjesën juglindore. Në male në pjesët perëndimore pritet më shumë se 50 centimetra dëborë, ndërsa në shumicën e vendeve të ulëta shtresa e borës do të arrijë prej 10 deri në 20 centimetra.
 
Kujdes të veçantë, nga  LAMM, është e nevojshme në pjesët të cilat kalojnë nëpër grykat malore, veçanërisht në akset rrugore Katllanovë - Veles, Mavrovë - Dibër - Strugë, Gostivar - Mavrovë, Demir Kapi - Udovë, Koçan - Dellçevë, Vinicë - Berovë, ku mund të paraqiten shembje të vogla të dheut.
 
Intensiteti i komunikacionit në drejtimet rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar.
 
Në vendkalimet kufitare nuk ka qëndrime më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi./mia